Haziri: Komuna e Gjilanit bashkėpunon ngushtė me Kėshillin e Pavarur Mbikėqyrės - 25 tetor 2017

  • Te gjitha Fotot

    Kryetari i Komunės sė Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot nė njė takim pune kryetarin e Kėshillit tė Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin civil tė Kosovės, Shkėmb Manaj, me bashkėpunėtorėt e tij, me tė cilin ka bashkėbiseduar pėr pozitėn e shėrbyesit civil nė institucionet e shtetit, pėr zbatimin e ligjit, rekomandimeve tė Kėshillit si dhe ēėshtje tė tjera ligjore qė kanė lidhshmėri mes vete. Kryetari Lutfi Haziri ka thėnė se Komuna e Gjilanit ėshtė nė vazhdimėsi e angazhuar pėr zbatimin e ligjit qė ka tė bėjė me tė drejtat dhe detyrat e shėrbyesit civil, procedurat e rekrutimit, mbikėqyrjes dhe monitorimit tė detyrave qė kanė, nė bazė tė pėrshkrimit tė vendeve tė punės.

“Shėrbyesit civilė janė ata tė cilėt nė baza ditore japin shėrbime nė Komunėn e Gjilanit, pėrmes detyrave tė ndryshme, tė ndarė nė 12 sektorė tė ndryshėm nė qeverisjen e nivelit lokal. Qytetari i Gjilanit, por edhe tė tjerėt qė kėrkojnė shėrbime nė Komunėn e Gjilanit, i marrin ato pikėrisht nga zyrtarėt komunalė, tė cilėt i falėnderoj pėr punėn qė bėjnė dhe kryerjen e tė gjitha detyrave konform ligjit”, ka thėnė Haziri, duke potencuar se projekte unike nė nivel vendi, por edhe nė nivel regjional, janė inicuar, zhvilluar dhe implementuar pikėrisht nga SHC.

Haziri gjithashtu ka bėrė tė ditur qė do tė vazhdoj bashkėpunimi me Kėshillin e Pavarur Mbykėqyrės pėr SHCK-nė edhe nė tė ardhmen.

Kurse nga ana e tij Shkėmb Manaj, kryetar i Kėshillit tė Pavarur Mbykėqyrės pėr Shėrbimin Civil tė Kosovės, ka falėnderuar kryetarin Haziri pėr bashkėpunimin dhe zbatimin nė pėrpikėri tė ligjit pėr SHCK, por edhe zbatimin e rekomandimeve tė kėshillit tė pavarur.

Manaj ka thėnė se bashkėpunimi dhe pėrkrahja do tė jenė tė vazhdueshme me Komunėn e Gjilanit, kurse nė Gjilan sot siq ka thėnė ai, janė me qėllim tė diskutimit edhe me Njėsinė e Personelit, pėr zbatimin e ligjit, monitorimin dhe informimin pėr format dhe mėnyrėn e rekrutimit tė Shėrbyesve Civil nė institucionet komunale dhe detaje tė tjera qė lidhen me kėtė kategori tė tė punėsuarve.

 

 

Materiali i huazuar nga Ueb sajti i Komunės sė Gjilanit