4459 - Lajm | Template Website

Lajme

Prishtinë 29.02.2024

Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës z. Arben Mehmeti, me ftesë të Grupit për Studime Juridike dhe Politike, ka marr pjesë në konferencën  me temën “Rekrutimet sipas Ligjit të Ri për Zyrtarët Publikë-Efikasiteti dhe meritokracia”.

Kryetari z. Mehmeti, paraqiti sfidat e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës në funksion të përmbushjes së mandatit kushtetues dhe ligjor lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave dhe parimeve të legjislacioni përkatës për shërbimin civil, e që ndërlidhen me zbatimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë dhe akteve nënligjore për zbatimin e këtij ligji, me theks të veçantë z. Mehmeti pasqyroj arritjet e Këshillit në vitin 2023, e këto arritja janë vlerësuar edhe sipas Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, i cili ka dhënë një gjykim qartësisht pozitiv për angazhimin profesional të Këshillit për ushtrimin efektiv të mandatit të tij kushtetues dhe ligjor.

Po ashtu  z. Mehmeti, potencoi se trendi i ankesave të pranuara nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës është në rritje kjo për faktin edhe si rezultat i ndryshimeve të legjislacionin për shërbimin civil si dhe Ligjit të Pagave në Sektorit Publik, duke theksuar tutje se Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës me të gjitha kapacitetet e tij është duke e përmbushur me suksese misionin e tij kushtetues dhe ligjor.

 

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Flakron Gashi, E-maili:flakron.gashi@rks-gov.net, tel.10.959

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook