4446 - Lajm | Template Website

Lajme

Prishtinë, 27 Shkurt 2024

Kryetari i Këshillit  të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, z. Arben Mehmeti së bashku me anëtaren, znj. Malsore Gashi–Bajraktari, janë pritur në takim nga kryetari i Gjykatës së Apelit të Kosovës, z. Valon Totaj, së bashku me gjyqtarët, z. Kujtim Pasuli dhe z. Rafet Haxhaj.

Në këtë takim u diskutua për çështjet nga fushëveprimtaria e cila lidhet me kontestet e ndryshme të punës dhe çështjet tjera të përafërta, duke përfshirë nevojën për rritjen e efikasitetit dhe performances në zbatimin e legjislacionit përkatës që rregullojnë të drejtat dhe detyrimet për zyrtarët publik/nëpunësit civil.

Në fund të këtij takimi të dy palët vlerësuan si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin e ndërsjellët dhe njëkohësisht shfaqen gatishmërinë e tyre për vazhdimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi me qëllim të rritjes së efikasitetit në punën e institucioneve përkatëse.

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Flakron Gashi, E-maili:flakron.gashi@rks-gov.net, tel.10.959

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook