Raporti i Progresit për KPMSHCK-në

Komisioni Evropian, në Raportin e Progresit, e ka dhënë një gjykim qartësisht pozitiv për angazhimin profesional të KPMSHCK-së për ushtrimin efektiv të mandatit: si në trajtimin e ankesave ashtu edhe monitorimin e zbatimit të ligjit për shërbimin civil. 

Ky gjykim i Komisionit Evropian na ka dhënë (të gjithëve në KPMSCHK) një reflektim të rëndësishëm e të besueshëm për vendimmarrjen dhe angazhimin tonë në mbrojtje të parimeve dhe juridiksionit në shërbimin civil të Kosovës. Ne i shprehim mirënjohjen tonë kuptimplotë autorëve të Raportit dhe vetë Komisionit!

Por, përveç këtij vlerësimi, Komisioni e ka shprehur në këtë Raport edhe brengën se ndryshimet e parashikuara ligjore, që çojnë në kufizimin e fuqisë zbatuese të vendimeve të KPMSHCK-së, nuk garantojnë harmoni me rregullat dhe parimet e kornizës qeverisëse të shërbimit civil.

Shpresojmë që ky shqetësim i Komisionit do të ketë ndikimin e duhur për të mos cunguar autoritetin e KPMSHCK-së dhe dekurajuar këtë angazhim profesional, që do të sjell pasoja të shumanshme dhe afatgjata.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors