Një delegacion i KPMSHCK-së ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër

Londër, 16 maj 2025 –  Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Arben Mehmeti,  ka realizuar një vizitën zyrtare në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.

Qëllimi  i vizitës ishte koordinimi i veprimeve ndërinstitucionale më qëllimin e avancimit të mëtejmë të zbatimit të parimeve ligjore në shërbimin civil të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni i Këshillit i udhëhequr nga kryetari Mehmeti, u takuan më ambasadorin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar Ilir Kapiti.

Përfaqësuesit e të dyja institucioneve gjatë takimit u dakorduan që ky bashkëpunim ndërinstitucional të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke kontribuar kështu në një shërbim civil transparent dhe në shërbim të qytetarëve.

Ndryshe, vizita e delegacionit nga KPMSHCK u realizua sipas ftesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors