KPMShCK, vizitoi Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali

Kryetari i Këshillit z. Jeton Koca,  së bashku me delegacionin zyrtar të Këshillit, me qëllim te zbatimit të planit vjetor të punës së Këshillit për vitin 2023 lidhur me monitorimin e institucioneve te administratës shtetërore, kanë realizuar vizitë pune në Shërbimin e Jashtëm Diplomatik të Kosovës.

Në takim u pritën nga Ambasadorja në Ambasadën e Republikës se Kosovës në Itali-Romë, znj. Lindita Haxhitasim dhe stafi i ambasadës, me ç‘rast diskutuan për sfidat e nëpunësve civil në kuadër të Shërbimit të Jashtëm Diplomatik, hapat e ndërmarrë dhe rëndësinë e avancimit të mëtejmë të zbatimit të parimeve të ligjshmërisë në Shërbimin Civil.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors