KPMSHCK vendos të realizoj vizitë monitoruese të jashtëzakonshëm në ATK

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, me datë 16.02.2023, me vota unanime të anëtarëve të Këshillit vendosi që të realizojë monitorim të jashtëzakonshëm në Administratën Tatimore të Kosovës dhe në Departamentin për Menaxhimin e Zyrtarëve Publik në Ministrin e Punëve të Brendshme, lidhur me procesin e transferimit të nëpunësve civil si pasojë e riorganizimit të brendshëm të Administratës Tatimore të Kosovës. 

Vendimi për monitorim të jashtëzakonshëm vije si rezultat i pakënaqësive dhe numrit të madh të ankesave të parashtruara nga nëpunësit civil të këtij institucioni, ku si rrjedhoje ndërlidhur me ketë proces,  janë pranuar mbi 160 ankesa nga të punësuarit e Administratës Tatimore të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors