660 - Lajm | Template Website

Lajme

Vizitë e suksesshme e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës në Republikën e Shqipërisë

Një delegacion i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, në përbërje, Shkëmb Manaj, kryetar dhe Lulzim Aliaj, Gjylinaze Gola e Eshref Shabani, anëtarë, kanë qëndruar në vizitë zyrtare dy ditore në Republikën e Shqipërisë. Delegacioni, gjatë vizitës ka pasur takime të rëndesishme, me Komisionerën e Shërbimit Civil të Shqipërisë, znj. Pranvera Strakosha dhe bashkëpuntoret e saj, më qëllim të thëllimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve homologe të mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit për shërbimin civilë.

Gjatë vizitës në Shqipëri, delegacioni i Këshillit është takuar me Ministren për Inivacion dhe Administratë Publike, znj. Milena Harito, me kryetarin e Gjykatës Administartive të Apelit, z. Kastriot Selita si dhe me drejtoren e Departamentit të Administratës Publike, znj. Albana Kociu.

Vizita e Këshillit është realizuar me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave me të mira të mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit të shërbimit civilë dhe të procesit të reformës në administratën publike në përgjithësi.

Delegacioni i Këshillit vizitoj edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë, ku u pritën nga i Ngarkuari me Punë, z. Sylë Ukshini me bashkëpunëtoret e tij.

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Flakron Gashi, E-maili:flakron.gashi@rks-gov.net, tel.10.959

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook