639 - Lajm | Template Website

Lajme

Haziri: Komuna e Gjilanit bashkëpunon ngushtë me Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës - 25 tetor 2017

  • Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në një takim pune kryetarin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin civil të Kosovës, Shkëmb Manaj, me bashkëpunëtorët e tij, me të cilin ka bashkëbiseduar për pozitën e shërbyesit civil në institucionet e shtetit, për zbatimin e ligjit, rekomandimeve të Këshillit si dhe çështje të tjera ligjore që kanë lidhshmëri mes vete. Kryetari Lutfi Haziri ka thënë se Komuna e Gjilanit është në vazhdimësi e angazhuar për zbatimin e ligjit që ka të bëjë me të drejtat dhe detyrat e shërbyesit civil, procedurat e rekrutimit, mbikëqyrjes dhe monitorimit të detyrave që kanë, në bazë të përshkrimit të vendeve të punës.

“Shërbyesit civilë janë ata të cilët në baza ditore japin shërbime në Komunën e Gjilanit, përmes detyrave të ndryshme, të ndarë në 12 sektorë të ndryshëm në qeverisjen e nivelit lokal. Qytetari i Gjilanit, por edhe të tjerët që kërkojnë shërbime në Komunën e Gjilanit, i marrin ato pikërisht nga zyrtarët komunalë, të cilët i falënderoj për punën që bëjnë dhe kryerjen e të gjitha detyrave konform ligjit”, ka thënë Haziri, duke potencuar se projekte unike në nivel vendi, por edhe në nivel regjional, janë inicuar, zhvilluar dhe implementuar pikërisht nga SHC.

Haziri gjithashtu ka bërë të ditur që do të vazhdoj bashkëpunimi me Këshillin e Pavarur Mbykëqyrës për SHCK-në edhe në të ardhmen.

Kurse nga ana e tij Shkëmb Manaj, kryetar i Këshillit të Pavarur Mbykëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ka falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin dhe zbatimin në përpikëri të ligjit për SHCK, por edhe zbatimin e rekomandimeve të këshillit të pavarur.

Manaj ka thënë se bashkëpunimi dhe përkrahja do të jenë të vazhdueshme me Komunën e Gjilanit, kurse në Gjilan sot siq ka thënë ai, janë me qëllim të diskutimit edhe me Njësinë e Personelit, për zbatimin e ligjit, monitorimin dhe informimin për format dhe mënyrën e rekrutimit të Shërbyesve Civil në institucionet komunale dhe detaje të tjera që lidhen me këtë kategori të të punësuarve.

 

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Flakron Gashi, E-maili:flakron.gashi@rks-gov.net, tel.10.959

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook