Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, Shkëmb Manaj i shoqëruar nga anëtaret e Këshillit, Gjylinaze Gola dhe Malsore Gashi kanë vizituar Komunën e Novoberdës, ku janë pritur nga Kryetari i Komunës z. Svetislav Ivanovic dhe nënkryetari i Komunës z. Bajrush Ymeri. Kryetari i Këshillit z. Manaj e njoftoj Kryetarin e Komunës me funksionet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës dhe gjendjen e zbatimit të legjislacionit të shërbimit civilë në Komunën e Novoberdës, duke theksuar se kjo Komunë është shembull i bashkëpunimit ndërmjet nëpunësve civilë të komuniteteve të ndryshme si dhe ka vlerësuar se pavarësisht ndryshimit të pushteteve, është ruajtur shërbimi civilë. Po ashtu, kryetari Manaj, ka potencuar së Këshilli mbetet i përkushtuar që në kuadër të fushëvperimit të Këshillit, t'i ndihmoj komunat në zhvillimin dhe avancimin e rolit të shërbimit civilë.
Kryetari i Komunës, Svetislav Ivanovic pasiqë ka falënderuar kryetarin Manaj për vizitën ka theksuar se vizitat e tilla nga përfaqësuesit e institucioneve qendrore janë të mirëseardhura dhe si të tilla i ndihmojnë komunës në zbatimin e ligjit dhe që Komuna e Novoberdës do t’i zbatoj të gjitha vendimet dhe rekomandimet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civilë të Kosovës.