636 - Lajm | Template Website

Lajme

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës mbetet i përkushtuar t’i ndihmoj komunat në zbatimin e legjislacionit për shërbimin civilë

  • Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, Shkëmb Manaj i shoqëruar nga anëtaret e Këshillit, Gjylinaze Gola dhe Malsore Gashi kanë vizituar Komunën e Novoberdës, ku janë pritur nga Kryetari i Komunës z. Svetislav Ivanovic dhe nënkryetari i Komunës z. Bajrush Ymeri. Kryetari i Këshillit z. Manaj e njoftoj Kryetarin e Komunës me funksionet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës dhe gjendjen e zbatimit të legjislacionit të shërbimit civilë në Komunën e Novoberdës, duke theksuar se kjo Komunë është shembull i bashkëpunimit ndërmjet nëpunësve civilë të komuniteteve të ndryshme si dhe ka vlerësuar se pavarësisht ndryshimit të pushteteve, është ruajtur shërbimi civilë. Po ashtu, kryetari Manaj, ka potencuar së Këshilli mbetet i përkushtuar që në kuadër të fushëvperimit të Këshillit, t'i ndihmoj komunat në zhvillimin dhe avancimin e rolit të shërbimit civilë.

Kryetari i Komunës,  Svetislav Ivanovic  pasiqë ka falënderuar kryetarin Manaj për vizitën ka theksuar se vizitat e tilla nga përfaqësuesit e institucioneve qendrore janë të mirëseardhura dhe si të tilla i ndihmojnë komunës në zbatimin e ligjit dhe që Komuna e Novoberdës  do t’i zbatoj të gjitha vendimet dhe rekomandimet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civilë të Kosovës.

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Flakron Gashi, E-maili:flakron.gashi@rks-gov.net, tel.10.959

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook