600 - Lajm | Template Website

Lajme

Reagim ndaj deklarimeve kundër vendimmarrjes së Këshillit

  • Të nderuara media të shkruara dhe elektronike, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, është një institucion kushtetues dhe ligjor i cili për mandat ka mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civilë, të cilin mandat e ushtron përmes tri funksioneve: shqyrtimit të ankesave, mbikëqyrjes së përzgjedhjes së nëpunësve civil, dhe monitorimin e institucioneve që kanë të punësuar nëpunës civil. Me datën 09.10.2018 Këshilli përmes funksionit të shqyrtimit të ankesave, pas administrimit të të gjitha provave në dosjen e lëndës së dorëzuar nga palët në procedurë, respektivisht ankuesit dhe organit të punësimit i cili ka zhvilluar procedurën e rekrutimit-Ministria e Administratës Publike, ka nxjerrë Vendimin A nr.520/2018 me të cilin ka aprovuar si të bazuar ankesën e ankuesit Ali Gashi, dhe ka anuluar procedurën e rekrutimit për pozitën Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues.

Gjatë fundjavës që kaloi, nga disa mekanizma institucional vendor dhe Ambasada e Britanisë së Madhe kemi pasur disa deklarata të dhëna për mediat e shkruara dhe elektronike, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimmarrjes së Këshillit, respektivisht Vendimit A nr.520/2018 të datës 09.10.2018.

Konsiderojmë se deklaratat e tilla nga kushdo qofshin ato, janë deklarata të karakterit politik dhe të cilat nuk mbështeten në argumente dhe fakte ligjore të cilat do ta sfidonin vendimmarrjen e Këshillit, andaj me këtë rast u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga këso lloj deklarimesh, në mënyrë që të mos ndërhynë në punën e një organi të pavarur, si dhe të mos cenojnë pavarësinë vendimmarrëse të një organi kushtetues dhe ligjor siç është Këshilli.

Përmes këtij reagimi duam të sigurojmë të gjithë mekanizmat institucional, si dhe opinion e gjerë publik se e gjithë vendimmarrja e Këshillit sikurse edhe në rastin konkret është e bazuar në dispozitat e legjislacionit për shërbimin civilë, si dhe në provat dhe faktet që palët në procedurë i deponojnë në Këshill, i cili si organ kompetent nxjerr vendime përfundimtare në procedurën administrative.

Si Këshill, inkurajojmë të gjitha palët në procedurë të cilat janë të pakënaqura me vendimet tona të ndjekin rrugën ligjore për ankimim tek organet gjyqësore, të cilat janë të vetmet organe kompetente të cilat mund të vlerësojnë ligjshmërinë e vendimmarrjes së Këshillit. Këshilli konsideron se vetëm përmes kësaj rruge mund të ruhet pavarësia funksionale e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe secilit institucion në Republikën e Kosovës, dhe se çdo tentativë tjetër përfshirë edhe këto të fundjavës së kaluar cenojnë rëndë parimin e pavarësisë së institucioneve dhe parimin sundimit të drejtë të ligjit, parim ky demokratik nga i cili udhëhiqet vendi ynë. 

 

 

 

Me respekt, 

 

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civilë

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Flakron Gashi, E-maili:flakron.gashi@rks-gov.net, tel.10.959

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook