Prishtinë, 13 shtator 2024- Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), në kuadër të takimeve informuese për promovimin e të drejtave të shërbyesve civil ka mbajtur takim më përfaqësuesit e komunës së Pejës, Gjakovës, Deçanit, Klinës, Istog. Gjilanit, Ferizajt, Kamenicës, Vitisë, Parteshit dhe Ranillukes.
Siç dihet statusi i shërbyesve civil dhe marrëdhënia e tyre e punës në institucionet qendrore dhe komunale rregullohen me ligj.
Qëllimi i takimi ishte sensibilizimi i shërbyesve civil në këto komuna për të drejtat e tyre e po ashtu njoftim rreth mandatit të këshillit në këtë drejtim.
Përfaqësuesit e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civili i informuan punonjësit e këtyre komunave lidhur më të drejtat e tyre dhe mandatin e Këshillit sa i përket shqyrtimit të ankesave dhe monitorimit të institucioneve publike ku ka të punësuar shërbyes civil.
Gjatë këtij takim në theks të veçantë është folur për rëndësinë e punës së këshillit në mbikëqyrjen e respektimit të rregullave dhe parimeve që rregullojnë Shërbimin Civil, si dhe sfidat me të cilat është përballur dhe vazhdon të përballet edhe gjatë këtij viti.
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK) do ta vazhdojë takime të tilla edhe nëpër komuna tjera të Kosovës.
Ky takim sensibilizues është mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë më mision në Kosovë.
Ndryshe, mandati i Këshillit është shqyrtimi dhe marrja e vendimeve për ankesat e nëpunësve civilë dhe kandidatëve për pranim në shërbimin civil si dhe,
Monitoron institucionet e administratës publike që kanë të punësuar nëpunës civilë, lidhur me zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil.