Me ftesë të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil të Republikës së Shqipërisë, Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës z. Arben Mehmeti, së bashku me anëtarët znj. Malsore Gashi-Bajraktari dhe z. Jeton Koca, dhe me Sekretarin e Përgjithshëm z. Bujar Sadiku, morën pjesë në takimin dy ditor në Tiranë.
Gjatë kësaj vizite është diskutuar për bashkëpunimin e ndërsjellët të dy institucioneve respektive, me qëllim të nxjerrjes së praktikave më të mira në kuadër të Shërbimit Civil në të dy vendet, me theks të veçantë u diskutua në lidhje çështjen e disiplinës dhe ristrukturimin në shërbimin civil.
Bartësit e përgjegjësive të caktuara të institucioneve përkatëse vlerësuan si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin e ndërsjellët dhe njëkohësisht u zotuan për vazhdimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.