Njoftim

  • Te gjitha Fotot

    Kėshilli i Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civil me datėn 08.04.2014 raportoj nė Komisionin pėr Administratė Publike, Qeverisje Lokale dhe Media tė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės lidhur me Raportin vjetor tė punės pėr vitin 2014.

 Kryetari i Kėshillit tė Pavarur Mbikėqyrės, z. Lulzim Aliaj, prezantoi Raportin vjetor 2014, duke e  njoftuar Komisionin pėr punėn e Kėshillit, respektivisht ushtrimin e funksioneve kushtetuese dhe ligjore tė Kėshillit. Ai theksoi se krahasuar me vitin 2013, Kėshilli ka konstatuar se gjatė vitit 2014 ėshtė rritur shumė numri i ankesave tė nėpunėsve civil, po ashtu krahasuar me vitin 2013, Kėshilli ka monitoruar me shumė institucione lidhur me procesin e mbikėqyrjes sė zbatimit tė rregullave dhe parimeve nė shėrbimin civil si dhe ka vėzhguar mė shumė procese tė rekrutimit lidhur me pėrzgjedhjen nė pozita tė nivelit drejtues.

 Kryetari dhe anėtarėt e Komisionit pėr Administratė Publike, Qeverisje Lokale dhe Media kanė shtruar pyetje, duke shprehur kėshtu interesimin e tyre pėr shumė ēėshtje lidhur me fushė veprimtarinė e Kėshillit dhe duke vlerėsuar njėkohėsisht punėn e Kėshillit nė ushtrimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore. Kryetari i Kėshillit dhe anėtarėt z. Hajzer Salihu dhe z. Shkėmb Manaj i janė pėrgjigjur pyetjeve tė deputetėve duke ofruar tė gjitha informatat lidhur me interesimin e Komisionit.

Kryetari i Kėshillit, po ashtu, ka ngritur vėshtirėsitė mė tė cilat ballafaqohet Kėshilli nė pėrditshmėri sa i pėrket kushteve pėr punė si dhe sfidėn qė ka Kėshilli pėr moszbatimin e vendimeve tė kėtij institucioni tė pavarur nga ana e institucioneve qendrore dhe lokale, duke kėrkuar mbėshtetjen e Kuvendit dhe tė Kryeministrit pėr krijimin e kushteve normale pėr punė pėr Kėshillin si dhe pėr zbatimin e vendimeve nga personat pėrgjegjės nė institucionet e administratės publike.

Komisioni pėr Administratė Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės unanimisht miratoi Raportin vjetor tė Kėshillit tė Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civil.