Reagim ndaj deklarimeve kundėr vendimmarrjes sė Kėshillit

  • Te gjitha Fotot

    Tė nderuara media tė shkruara dhe elektronike, Kėshilli i Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civil, ėshtė njė institucion kushtetues dhe ligjor i cili pėr mandat ka mbikėqyrjen e zbatimit tė rregullave dhe parimeve tė legjislacionit pėr shėrbimin civilė, tė cilin mandat e ushtron pėrmes tri funksioneve: shqyrtimit tė ankesave, mbikėqyrjes sė pėrzgjedhjes sė nėpunėsve civil, dhe monitorimin e institucioneve qė kanė tė punėsuar nėpunės civil. Me datėn 09.10.2018 Kėshilli pėrmes funksionit tė shqyrtimit tė ankesave, pas administrimit tė tė gjitha provave nė dosjen e lėndės sė dorėzuar nga palėt nė procedurė, respektivisht ankuesit dhe organit tė punėsimit i cili ka zhvilluar procedurėn e rekrutimit-Ministria e Administratės Publike, ka nxjerrė Vendimin A nr.520/2018 me tė cilin ka aprovuar si tė bazuar ankesėn e ankuesit Ali Gashi, dhe ka anuluar procedurėn e rekrutimit pėr pozitėn Drejtor i Pėrgjithshėm i Shėrbimit Korrektues.

Gjatė fundjavės qė kaloi, nga disa mekanizma institucional vendor dhe Ambasada e Britanisė sė Madhe kemi pasur disa deklarata tė dhėna pėr mediat e shkruara dhe elektronike, tė cilėt kanė shprehur pakėnaqėsinė e tyre ndaj vendimmarrjes sė Kėshillit, respektivisht Vendimit A nr.520/2018 tė datės 09.10.2018.

Konsiderojmė se deklaratat e tilla nga kushdo qofshin ato, janė deklarata tė karakterit politik dhe tė cilat nuk mbėshteten nė argumente dhe fakte ligjore tė cilat do ta sfidonin vendimmarrjen e Kėshillit, andaj me kėtė rast u bėjmė thirrje tė gjitha palėve qė tė pėrmbahen nga kėso lloj deklarimesh, nė mėnyrė qė tė mos ndėrhynė nė punėn e njė organi tė pavarur, si dhe tė mos cenojnė pavarėsinė vendimmarrėse tė njė organi kushtetues dhe ligjor siē ėshtė Kėshilli.

Pėrmes kėtij reagimi duam tė sigurojmė tė gjithė mekanizmat institucional, si dhe opinion e gjerė publik se e gjithė vendimmarrja e Kėshillit sikurse edhe nė rastin konkret ėshtė e bazuar nė dispozitat e legjislacionit pėr shėrbimin civilė, si dhe nė provat dhe faktet qė palėt nė procedurė i deponojnė nė Kėshill, i cili si organ kompetent nxjerr vendime pėrfundimtare nė procedurėn administrative.

Si Kėshill, inkurajojmė tė gjitha palėt nė procedurė tė cilat janė tė pakėnaqura me vendimet tona tė ndjekin rrugėn ligjore pėr ankimim tek organet gjyqėsore, tė cilat janė tė vetmet organe kompetente tė cilat mund tė vlerėsojnė ligjshmėrinė e vendimmarrjes sė Kėshillit. Kėshilli konsideron se vetėm pėrmes kėsaj rruge mund tė ruhet pavarėsia funksionale e institucioneve tė pavarura kushtetuese dhe secilit institucion nė Republikėn e Kosovės, dhe se ēdo tentativė tjetėr pėrfshirė edhe kėto tė fundjavės sė kaluar cenojnė rėndė parimin e pavarėsisė sė institucioneve dhe parimin sundimit tė drejtė tė ligjit, parim ky demokratik nga i cili udhėhiqet vendi ynė. 

 

 

 

Me respekt, 

 

Kėshilli i Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civilė