Nga mbledhja e Komisionit pėr Administratė Publike

  • Te gjitha Fotot

    Komisioni pėr Administratė Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, kryesuar nga kryetari Nait Hasani, shqyrtoi sot Raportin vjetor tė Kėshillit tė Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civil (KPMSHC) pėr vitin 2017. Raportin e paraqiti kryetari i Kėshillit, Shkėmb Manaj, i cili vlerėsoi se viti 2017 ishte sfidues pėr kėtė institucion, ngase, sipas tij, shėnuar rritje e numrit tė ankesave. Manaj bėri tė ditur se gjatė vitit tė kaluar janė paraqitur 812 ankesa nga nėpunėsit civil, ndėrsa 74 tė tjera janė bartur nga viti 2016, pasi kėto tė fundit, sipas tij, janė parashtruar nė muajt e fundit tė 2016-sė.

"Ankesat e paraqitura tregojnė edhe rritjen e ankesave nga gjinia femėrore. Nga 812 ankesa, 497 janė nga gjinia mashkullore, ndėrsa 315 prej tyre nga gjinia femėrore", theksoi Manaj.

Gjatė kėtij takimi, anėtarėt e komisionit shtruan pyetje nė adresė tė kryetarit tė KPMSHC-sė dhe diskutuan ēėshtje tė rėndėsishme nė lidhje me aspekte pėrmbajtėsore tė raportit.

Pas diskutimeve dhe pėrgjigjeve tė marra nga kryetari Manaj, ky raport u miratua nga anėtarėt e komisionit.