Manaj: Gjatė vitit 2017 KPMSHCK zgjidhi mbi 800 ankesa

  • Te gjitha Fotot

    Nė emisionin “Mirėmėngjesi Kosovė” nė RTK, Shkėmb Manaj, kryetar i Kėshillit tė Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civil tė Kosovės (KPMSHCK), foli pėr ankesat e shėrbyesve civilė, vendimet e Kėshillit, vlerėsimin nė punėsim, shkeljet, aprovimin e legjislacionit tė ri pėr shėrbimin civil, monitorimin e institucioneve, e tjerė.

Manaj fillimisht pranon, se ka shkelje qė ndodhin nė shėrbimin civil, por thotė se institucioni qė do tė udhėheq ai, nė mėnyrė tė drejtė po zgjidh tė gjitha ankesat e shėrbyesve civil, si nė nivelin lokal, ashtu edhe nė atė qendror dhe se ky shėrbim ka fituar besim tek qytetarėt.

Nė vitin 2017-tė, sipas tij, KPMSHCK-sė ka zgjedhur 800 ankesa tė nėpunėsve civilė, nga gjithsejtė 892 ankesa sa kanė qenė gjatė vitit qė lamė pas.

Ai tha se Kėshilli ka shtuar numrin e monitorimit tė kėtyre rasteve dhe se raporti vjetor pėrmban gjendjen e shėrbimit nė 18 fusha tė shėrbimit civil.

Sipas Manajt, nė procedurė ėshtė miratimin e ligjit pėr kėtė fushė, dhe se pritet qė qeveria ta paraqet ligjin nė Kuvend, dhe qė me ligj tė ri tė fillohet tė punohet kah mesi i kėtij viti.