Nga mbledhja e Komisionit pėr Administratė Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

  • Te gjitha Fotot

    Komisioni pėr Administratė Publike, Qeverisje Lokale, dhe Media, mbajti mbledhjen e radhės, tė drejtuar nga Nait Hasani, kryetar, pėr tė diskutuar lidhur me nismėn pėr hartimin e Projektligjit pėr Kėshillin e Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civil. Nė kėtė takim, tė ftuar ishin edhe kryetari i kėtij Kėshilli, Shkėmb Manaj, i shoqėruar nga anėtari i tjetėr, Hajzer Salihu. Kryetari Manaj prezantoi njė rezyme tė shkurtėr tė procesit ndryshimit tė ligjit. Ai theksoi se ligji pėr KPMSHC-nė, i cili ka hyrė nė fuqi nė shtator te vitit 2010, ka nevojė tė ndryshohet dhe plotėsohet, pasiqė, sipas tij, ėshtė vlerėsuar e nevojshme tė shtohen disa dispozita tė reja. Lidhur me kėtė ai tha se Kėshilli, nė konsultim me komisionin nė legjislaturėn e kaluar, ka pėrgatitur draftin fillestar tė projektligjit.

Manaj bėri tė ditur se ligji i ri duhet tė shkojė nė procedurė nga Kuvendi dhe jo nga Qeveria. Sipas tij, me ligjin e ri, pėrcaktohen kompetencat e Kėshillit, tė kryetarit dhe tė anėtarėve tė Kėshillit, ndryshohen kriteret pėr zgjedhjen e anėtarėve tė kėshillit, e drejta e mandatit tė kėshillit etj.

Lidhur me funksionet e Kėshillit, Manaj tha se ėshtė shtuar e drejta e Kėshillit qė tė vėzhgojė dhe vlerėsojė pėr pozitat e larta, nė mėnyrė qė tė jenė nė pajtim me ligjin.

Anėtarėt e komisionit, nė bashkėpunim me pėrfaqėsuesit e Kėshillit, filluan shqyrtimin e projektligjit nen pėr nen.

 

 

 

Materiali i huazuar nga Kuvendi i Kosovės