Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Kosovės obligon Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sportit qė tė zbatoj vendimin e Kėshillit tė Pavarur Mbikėqyrės tė nxjerr me datėn 4 shtator 2007

  • Te gjitha Fotot

    Kėshilli i Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civil tė Kosovės, nė kuadėr tė ushtrimit tė mandatit kushtetues dhe ligjor, pėr mbikėqyrjen e zbatimit tė rregullave dhe parimeve tė legjislacionit pėr shėrbimin civil, nė institucionet e administratės publike tė nivelit qendror dhe lokal, kujdes tė veqantė i kushton edhe zbatimit tė vendimeve dhe rekomandimeve tė nxjerra nga Kėshilli. Pėrkundėr tė gjitha dispozitave ligjore qė pėrcaktojė detyrimin e zyrtarėve pėrgjegjės pėr zbatimin e vendimeve tė Kėshillit, njė numėr i caktuar i zyrtarėve pėrgjegjės nė nivelin qendror dhe lokal, vazhdojnė tė mos zbatojnė vendimet e Kėshillit.

Me qėllimin mė tė mirė, qė tė gjithė nėpunėsit civilė dhe kandidatėt pėr punėsim, me qėllim tė mbrojtjes sė tė drejtave tė tyre, tė jenė tė informuar pėr fuqinė juridike tė vendimeve tė Kėshillit, si vendime pėrfundimtare, tė detyrueshme dhe tė ekzekutueshme, dhe poashtu qė zyrtarėt pėrgjegjės tė institucioneve tė administratės nė nivelin qendror dhe lokal, qė vazhdojnė tė mos zbatojnė vendimet e Kėshillit, tė jenė tė informuar me dispozitat e nenit 15 paragrafit 1 tė Ligjit Nr. 03/L-192 pėr Kėshillin e Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civil tė Kosovės, ėshtė pėrcaktuar qė ,,Moszbatimi i vendimit tė Kėshillit nga personi pėrgjegjės i institucionit paraqet shkelje tė rėndė tė detyrave tė punės sipas ligjit pėr Shėrbimin Civil nė Republikėn e Kosovės’’, Kėshilli ka vendosur tė jap kėtė njoftim pėr Aktgjykimin e fundit tė Gjykatės Kushtetuese, me tė cilin ėshtė rikonfirmuar autoriteti i Kėshillit dhe fuqia juridike e vendimeve tė Kėshillit.

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Kosovės, me Aktgjykimin me numėr reference AGJ 1113/17, tė dates 4 gusht 2017, duke vendosur pėr rastin me numėr. Kl33/16 tė parashtruar nga nėpunėsja civile Minire Zeka, ka vendosur qė tė obligoj Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sportit, qė tė zbatoj vendimin  nr. 879/2007 te Kėshillit tė Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civil tė Kosovės , tė dates 4 shtator 2007, duke e kthyer ankuesen nė vendin e saj tė punės ose nė pozitė ekuivalente, qė nėnkupton zbatimin e Vendimit tė Kėshillit, pas 10 viteve nga koha e nxjerrjes sė kėtij vendimi nga Kėshilli.

Nė kėtė aktgjykim, Gjykata Kushtetuese pėrveq tjerash ka theksuar qė: ,,Kėshilli i Pavarur autorizohet me Kushtetutė qė tė siguron respektimin e rregullave dhe parimeve qė rregullojnė shėrbimin civil. Nė kėtė kuptim, KPMK-ja gėzon prerogativat e njė gjykate nė kuptim tė nenit 6 tė Konventės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut”. 

Nė lidhje me fuqinė juridike tė Vendimeve tė Kėshillit, Gjykata Kushtetuese ka rikonfirmuar edhe njėherė qė: ,,Vendimi i KPMK-sė paraqet vendim pėrfundimtar dhe tė detyrueshėm, dhe se ankesa e ushtruar kundėr vendimeve tė KPMK-sė nuk e ndalon pėrmbarimin e vendimeve tė KPMK-sė.

Me kėtė Aktgjykim, Gjykata Kushtetuese poashtu ka vendosur, qė pavarėsisht kohės sė nxjerrjes se Vendimit tė Kėshillit, institucionet e administratės publike, respektivisht personat pėrgjegjės pėr zbatimin e vendimeve tė Kėshillit tė Pavarur, janė tė obliguar qė tė zbatojnė vendimet e Kėshillit.

Kėshilli, kėrkon nga tė gjithė zyrtarėt pėrgjegjės tė institucioneve tė administratės publike nė nivelin qendror dhe lokal, qė tė zbatojnė vendimet e Kėshillit, dhe qė tė ndėrmarrin tė gjitha veprimet pėr zbatimin e rregullave dhe parimeve tė legjislacionit pėr shėrbimin civil nė Republikėn e Kosovės.

 

Me respekt,

 

Kontakti
Adresa:
Ndërtesa e Gërmisë, Rruga:"Nënë Terezë" p.n, 10 000 Prishtinë, Kosovë

 

 Sekretariati i Këshillit:
Tel:+381 (0) 38 212 296, ext:10 959 .
     +381 (0) 38 212 331, ext:10 958

 Emaili:Fitore.Aliu@rks-gov.net
          Asistente ekzekutive e Kryetarit