Njoftim pėr takimin e Kryetarit tė Kėshillit tė Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civil tė Kosovės me Kryetarėt e Komunave tė Kosovės

  • Te gjitha Fotot

    Kėshilli i Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civil tė Kosovėsnė koordinim dhe bashkėpunim me Asociacionin e Komunave tė Kosovės, nė kuadėr tė zbatimit tė kompetencave kushtetuese dhe ligjore pėr mbikqyrjen e zbatimit tė legjislacionit pėr shėrbimin civil nė institucionet e administratės publike,ka organizuar takimin e pėrbashkėt me Kryetarėt e Komunave tė Kosovės.

Kryetari i Kėshillit tė Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civil tė Kosovės z.Lulzim ALIAJ sė bashku me anėtarėt e Kėshillit znj. Gjylinaze Gola dhe z.Shkėmb Manaj, ka njoftuar tė pranishmit pėr funksionet kushtetuese dhe ligjore tė Kėshillit pėr mbikqyrjen e zbatimit tė rregullave dhe parimeve pėr shėrbimin civil, pėr tė drejtat, obligimet dhe pėrgjegjėsitė e Kryetarėve tė Komunave nė raport me Vendimet e Kėshillit tė Pavarur Mbikqyrės pėr Shėrbimin Civil tė Kosovės/legjislacionin pėr shėrbimin civil si dhe pėr sfidat dhe vėshtėrsitė nė zbatimin e legjislacionit pėr shėrbimin civil.

Kryetari Aliaj, i njoftoi tė pranishmit, se deri mė tani Kėshilli ka shqyrtuar dhe vendosur pėr  250 ankesa ndaj vendimeve tė institucioneve tė administratės lokale, dhe qė nė pėrgjithėsi ka zbatim tė vendimeve tė Kėshillit, me pėrjashtim tė 17 vendimeve qė nuk janė zbatuar nga disa prej kryetarėve tė Komunave.

Kryetari Aliaj, pasi falenderoi Kryetarin e Asociacionit tė Komunave z. Naim Ismajli dhe Asociacionin e Komunave, pėr bashkėpunimin e treguar, njoftoi Kryetarėt e Komunave se Kėshilli mbetet i gatshėm pėr bashkėpunim me tė gjithė nė zbatim tė kompetencave kushtetuese dhe ligjore.

Kryetari i Asociacionit tė Komunave, z. Naim Ismajli,pasi falenderoi Kėshillin pėr bashkėpunimin dhe pėr korrektėsinė nė zgjidhjen e ankesave, bėri njė pėrmbledhje tė tė gjitha sfidave dhe vėshtėrsive me tė cilat pėrballen Kryetarėt dhe pushteti lokal, duke theksuar nė veēanti problemet me kolizionin ligjor.

Pas diskutimeve dhe pėrgjigjeve nė pyetjet e parashtruara, takimi u pėrmbyll me konkluzionin e pėrbashkėt pėr ndėrmarrjen e tė gjitha veprimeve pėr zbatimin e legjislacionit dhe vendimeve tė Kėshillit si dhe pėr vazhdimin e bashkėpunimit pėr tejkalimin e sfidave dhe vėshtėrsive pėr ndėrtimin e administratės profesionale dhe qė ofron shėrbime pėr vendin dhe pėr qytetarėt nė pajtim me ligjin dhe standardet e njohura ndėrkombėtare.