Me dt. 21.10.2020 Kryetari i KPMSHCK-së z. Eshref Shabani së bashku me anëtarin e KPMSHCK-së z. Arben Mehmeti ka pritur në takim z. Mursel Zymberi Kryetar i SIndikatës së Pavarur të Shërbimit Civil të Kosovës me bashkëpuntorë.
Z. Zymberi ka uruar Kryetarin e KPMSHCK-së për konstituimin e Këshillit dhe i uroj punë të mbarë. Në takim u diskutua për ankesat të cilat nuk janë zgjidhur nga KPMSHCK për arsye se ka qenë jofunksional, të dy palët u dakorduan që të bëhet një zgjidhje ligjore për këto ankesa. Në takim diskutuan edhe për zbatimin e Ligjit për Zyrtarë Publik si dhe konfliktin ligjor në mes akteve nënligjore dhe këtij ligji.