z. Manaj prezentoj në detaje, raportin e punës në pika të përgjithshme, si në vijim: Funksioni i ankesave Lidhur me funksionin ligjor të shyrtimit dhe zgjidhjes së ankesave të nëpunësve civil dhe të kandidatëve për pranim në shërbimin civil, ju njoftoj se Këshilli i Pavarur Mbikeqyrës gjatë vitit 2016 ka pranuar 587 ankesa dhe në shqyrtim ka pasur edhe 57 ankesa që janë bartur nga viti 2015, pra gjithsejt në shqyrtim Këshilli ka pasur 644 ankesa. Numri i ankesave të vendosura nga Këshilli deri me datën 27.12.2016 janë 508 ankesa, ndërsa në në proces të shqyrtimit janë edhe 136 ankesa të cilat janë parashtruar në Këshill kryesisht gjatë muajit dhjetor.
Mënyra e vendosjes së ankesave
Nga të dhënat e më poshtme, rezulton se Kolegjet e Këshillit lidhur me ankesat e shqyrtuara gjatë këtij viti, kanë vendosur si me poshtë:
Janë aprovuar si të bazuara...............................................................96 ankesa
Janë refuzuar si të pabazuara......... .................................................169 ankesa
Janë aprovuar pjesërisht .................................................................. 10 ankesa
Janë hedhur poshtë si të palejuara....................................................106 ankesa
Këshilli është shpallur jo kompetentë..................................................29 ankesa
Është vendosur për të përfunduar procedimin administrativ...............16 ankesa
Është vendosur për rishqyrtim......... ................................................. 24 ankesa
Janë detyruar organet të vendosin në shkallë të parë .........................58 ankesa
Gjithsej janë vendosur.........................................................................508
Nga 508 vendime, organet e punësimit kanë qenë të obliguara t’i zbatojnë 188 vendime, prej tyre:
Janë zbatuar deri me 27.12.2016 ..............................................................132
Nuk janë zbatuar deri me 27.12.2016 ..........................................................17
Janë në proces të zbatimit të vendimeve.......................................................39
Vlenë të theksohet se në çdo vit është duke u rritur numri i zbatimit të vendimeve të Këshillit dhe në këtë drejtim kemi një bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës si dhe me Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Institucionet që nuk i kanë zbatuar vendimet e Këshilli janë:
1.Komuna e Prishtinës ........................................................................... 3 vendime
2. Administrata Tatimore e Kosovës. ....................................................... 3 vendime
3.Agjencioni Pyjor i Kosovës ................................................................... 2 vendime
4.Ministria e Infrastrukturës..................................................................... 2 vendime
5.Ministri a e Tregtisë dhe Industrisë...................................................... 1 vendim
6.Ministria e Punëve të Jashtme............................................................. 1 vendim
7.Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.....................................1 vendim
8.Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale............................................1 vendim
9.Ministria e Drejtësisë............................................................................ 1vendim
10.Komuna e Ferizajit ........................................................................... .1 vendim
11.Komuna e Gjakovës.......................................................................... .1 vendim
Natyra e shkeljeve të cilat janë evidentuar janë:
•Ankesa të parashtruara nga kandidatët për pranim në shërbimin civil, kundër proceseve të rekrutimit në shërbimin civilë;
•Ankesa kundër transferimit të nëpunësve civilë;
•Ankesat për realzimin e kompensimit dhe shtesave në pagë të nëpunësve civilë;
•Ankesat kundër ndërprerjes së marrëdhenies së punës në shërbimin civil ;
•Ankesat kundër vlerësimit të rezultateve në punë të nëpunësve; dhe
•Natyra tjera që nderlidhen me marrëdhenien e punës së nëpunësve civilë.
Për të përmbyllur me funskionin e ankesave, dua të thkesoj se është vlerësim edhe i gjykatave të vendit dhe i partnerëve nderkombëtar që e përcjellin punën e Këshillit, se Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civilë të Kosovës, në të gjitha rastet vendos brenda afateve ligjore dhe në asnjë rast nuk ka ndodhur që Këshilli të hesht dhe të mos e zgjidh ankesën e ankuesit.
Funksioni i vëzhgimit
Këshilli, gjatë këtij viti ka vëzhguar 139 procedura te emërimit të nëpunësve civilë të nivelit drejtues nga ana e institucioneve qendrore dhe lokale të vendit.
Këshilli ka nxjerr (139) raporte dhe ka vendosur si në vijim:
•I ka aprovuar si të rregullta 59 pozita pasiqë ka konstatuar se procedurat e rekrutimit, respektivisht të avancimit në pozita të nivelit drejtues është zhvilluar ne pajtim me rregullat dhe parimet e legjislacionit për shërbimin civilë;
•I ka anuluar 80 pozita pqasiqë ka konstatuar se proceduarat e avancimit për pozitat e nivelit drejtues janë zhvilluar në kundërshtim me dispozitat dhe procedurën e përcaktuar me legjislacionin e shërbimit civilë, duke i obliguar institucionet që ti anulojnë zhvillimin e procedurave të rekrutimit dhe të njëjtat të zhvillojnë në pajtim me legjislacionin.
Monitorimi i zbatimit të legjislacionit të shërbimit civlë nga institucionet që kanë të punësuar nëpunës civil
Në kuptim të ushtrimit të funksionit të monitorimit për zbatimin e legjislacionit të shërbimit civilë, Këshilli ka realizuar 53 vizita monitoruese dhe deri me tani ka përgatitur dhe ka aprovuar 46 raporte për institucionet publike të nivelit qendror dhe lokal.
Këshilli, në procedurë të monitorimit ka evidentuar 206 të gjetura të cilat përbëjnë shkleje ligjore dhe procedurale dhe ka nxjerr 206 rekomandime, më ç’rast ka kërkuar nga menaxhmenti i lartë i institucioneve që të ndermarrin veprimet për eliminimin e shkeljeve si dhe që të njëjtat të mos i përseritin në të ardhmen.
Gjatë këtij viti, kemi angazhuar kolegje të veçanta për të trajtuar dhe analizuar zbatimin e legjislacionit të shërbimit civilë, lidhur me:
•Përfaqësimin gjinor në shërbimin civilë, me theks të veçantë përfaqësimin e gjinisë femërore në pozitat e nivelit drejtues dhe të nivelit të lartë drejtues;
•Përfaqësimin etnik në të dy nivelet e organizimit të administratës publike, pra në nivel qendror dhe lokal; si dhe
•Jemi duke shqyrtuar angzhimin e personave me Marrëveshje për Shërbime të Vëcanta sepse gjatë monitorimit kemi evidentuar numër të madh të Marrëveshjeve për Shërbime të Vecanta të cilat janë lidhur pa asnjë procedurë të thjeshtëzuar ashtu siç e përcakton ligji si dhe në shumë raste është konstatuar se persoant me Marrëveshje për Shërbime të vecanta janë caktuar në pozita të nëpunësve civilë, e cila është në kundërshtim me legjislacionin e shërbimit civilë.
Këto raporte të veçanta, do të inkorporohe në Raportin Vjetor të Punës së Këshillit, i cili sipas ligjit, deri në fund të muajit mars i dërgohet për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Mbrojtja juridike e vendimeve te Këshillit pranë gjykatave të vendit
Gjatë vitit 2016, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative ka shqyrtuar dhe vendosur për 186 kërkesëpadi të cilat janë parashtruar nga palet e pakënaqura kundër vendimeve të Këshillit për vitet paraprake.
Nga 186 Aktgjykime që i ka nxjerr Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur si në vijim:
•127 Aktgjykime janë refuzuar kërkesëpaditë e paditësve kundër vendimeve të Këshilli dhe janë lënë në fuqi vendimet e Këshillit;
•29 Aktgjykime të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë aprovuar kërkesëpaditë dhe vendimet të Këshillit janë kthyer në rishqyrtim dhe rivendosje në Këshill;
•17 Aktvendime ka pezulluar procedurën pasiqë palët i kanë tërhequr paditë;
•4 Aktvendime ka shpallur veten jo kompetent për të vendosur lidhur me padinë e paditësve.
•2 Aktvendime ka ndërprerë procedurën gjyqësore;
•6 Aktvendime ka hedhë poshtë padinë e paditësve; dhe
•Vetëm në 1 rast, Gjykata ka nxjerr Aktgjykim përfundimtar duke e anuluar vendimin e Këshillit. Për këtë rast, Këshilli ka parashtrua ankesë në Gjykatën e Apelit presim që edhe këtë rast ta fitojmë sepse konsiderojmë se vendimi i Këshillit është nxjerr në pajtim me gjendjen faktike dhe juridike.
Legjislacioni
Këshilli i Pavarur Mbikëqyres për Shërbimin Civil të Kosovës ka aprovuar tri Rregullore lidhur me përcaktimin e rregullave dhe procedurave për kryerjen e funksioneve të Këshillit.
Me datën 15.12.2016, në cilësinë e kryetarit kam nënshkruar Rregulloren nr. 02/2016 për Punën e Këshillit të Pavarur Mbikëqyres për Shërbimin Civil të Kosovës e cila ka hyrë në fuqi me datën 22.12.2016.
Ndërsa, me datën 23.12.2016 kam nënshkruar Rregulloren 03/2016 për Rregullat dhe Procedurat e Ankesave në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës si dhe Rregulloren Nr. 04/2016 për Rregullat dhe Procedurat e Mbikëqyrjes se Zbatimit të Legjislacionit të Shërbimit Civilë. Të dy këto Rregullore do të hyjnë në fuqi nga data 1 janar 2017.
Me nxjerren e ketyre akteve nënligjore, Këshilli ka arritur që të krijoj gjitha aktet nënligjore që përcaktojnë rregullat dhe procedurat e ushtrimit të tri funksioneve ligjore të Këshilli si dhe të përcaktoj rregullat dhe procedurat e brendshme për punën e Këshillit dhe të sekretarisë.
Po ashtu, ju njoftoj se me datën 02.12.0216, Këshilli i ka dërguar një shkresë Komisonit për Administratë Publike të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me nevojën e ndryshimit të Ligjit Nr. 03/L-192 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës sepse kemi konstatuar se ka zbrazëtira ligjore në këtë ligj. Me ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur, presim që të shtohen kompetenca me të mëdha për Këshillin, duke u fokuar në :
•Përcaktimin e sanksioneve shtesë ndaj personave përgjegjes për zbatimin e vendimeve të Këshillit, në rast të moszbatimit të vendimit të Këshillit brenda afatit të përcaktuar ligjor. Kjo do të ndikoj që vendimet e Këshillit të zbatohen në masë me të madhe;
•Pastaj, Këshillit duhet t'i njihet e drejta e ushtrimit të funksionit për vëzhgimin e procedurave të emërimit për pozitat e nivelit të lartë drejtues, sepse aktualisht këshilli ka të drejtë që të shqyrtoj vetëm ankesat e pozitave të nivelit të lartë drejtues. Ne kemi konstatuar se ka pasur deformime të procesit të emërimeve në pozitat e nivelit të lartë drejtues, si pasojë e asaj se Këshilllit iu ka pa mundësuar me ligj që të vezhgoj dhe të vendos nese procedurat janë zhvilluar në pajtim me legjislacionin e shërbimit civilë.