4648 - Lajm | Template Website

Lajme

Kryetari Mehmeti u taku me zëvendësit e Avokatit të Popullit

Prishtinë, 12 nëntor 2024 – Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), Arben Mehmeti priti sot në takim zëvendësit e  Avokatit të Popullit  Anita Çavdarbasha Korenica dhe Basri Kastrati.

Gjatë takimit  kryetari i Këshillit Arben Mehmeti e njoftoi delegacionin nga Institucioni i Avokatit të Popullit lidhur me angazhimet institucionale të këshillit në ushtrimin e mandatit kushtetues dhe ligjorë në zbatimin e legjislacionit përkatës që ndërlidhet me të drejtat e nëpunësve civil si dhe kandidatëve për pranim në shërbimin civil.

Ndërsa në këtë takim u diskutua edhe avancimi dhe thellimi i bashkëpunimit në mes Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës dhe institucionit të Avokatit të Popullit si dy institucione të pavarura kushtetuese.

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Flakron Gashi, E-maili:flakron.gashi@rks-gov.net, tel.10.959

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook