4646 - Lajm | Template Website

Lajme

Këshilli monitoron ministritë dhe ambasadat e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 16 tetor 2024 – Në vazhdën e procesit të monitorimit, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), gjatë kësaj kohe ka filluar monitorimin në disa institucione të Republikës së Kosovës, për të parë nga afër zbatimin e dispozitave ligjore, më anë të secilës rregullohet marrëdhënia e punës së shërbyesve civil.

KPMSHCK gjatë procesit të monitorimit përveç tjerash ka  kërkuar qasje në dosjet e shërbyesve civil më qëllim të marrjes së informacioneve lidhur me zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit  në fuqi për nëpunësit civil.

Në kuadër të fushë veprimtarisë së punës, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës vazhdon angazhimin e tij për të siguruar respektimin e rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil në Republikën e Kosovës.

Deri më tani Këshilli është në proces të monitorimit të këtyre institucioneve të Republikës së Kosovës; Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrinë e Financave Punës dhe Transfereve, Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë  dhe Inovacionit (MASHTI), Ministrinë e Shëndetësisë(MSH),  Komunën e Gjilanit, Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë të Austrisë dhe  Ambasadën e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës, ku do të vazhdojë më monitorim edhe të institucioneve tjera.

Ndryshe, më qëllim të vlerësimit të zbatimit të rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil, Këshilli ka të drejtë që për çdo vit të monitorojë institucionet e administratës publike që kanë të punësuar nëpunës civil. 

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Flakron Gashi, E-maili:flakron.gashi@rks-gov.net, tel.10.959

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook