Me ftesë të Kryetarit të Komunës së Leposaviqit z. Lulzim Hetemi, Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Arben Mehmeti, se bashku me anëtarin Jeton Koca, Sekretarin e Përgjithshëm Bujar Sadiku dhe Zyrtarin e Lartë për Inspektim Administrativ Avdyl Bekteshi, u priten në takim zyrtar nga kryetari i komunës me bashkëpunëtorët e tij.
Kryetari i Komunës së Leposaviqit njoftoj lidhur me sfidat si mungesa e resurseve njerëzore që ndërlidhet me mungesën e stafit në kuadër të burimeve njerëzore, e të cilat sfida kanë qenë imediate në përfundimin e proceseve të gjithmbarshme që kërkohen me legjislacionin për shërbimin civil, që është procesi i organizmit të brendshëm dhe klasifikimit të vendeve të punës brenda për brenda administratës komunale.
Në fund të këtij takimi të dy palët vlerësuan si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin e ndërsjellët dhe njëkohësisht shfaqen gatishmërinë e tyre për vazhdimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi me qëllim të zbatimit të drejtë të legjislacionit për shërbimin civil.