Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, z. Arben Mehmeti së bashku me anëtarët znj. Malsore Gashi-Bajraktari dhe z. Jeton Koca, gjatë ditës së sotme u priten në takim nga kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, z. Fejzullah Rexhepi, së bashku me gjyqtarët z. Shukri Sylejmani dhe z. Ragip Namani.
Në këtë takim u diskutuan një varg temash nga fusha e administratës publike, si dhe dikutime për çështjet e interesit të përbashkët në kuadër të dy institucioneve të pavarura, e që kanë ndërlidhmëni me fushëveprimin e institucioneve respektive.
Në fund të këtij takimi të dy palët vlerësuan si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin e ndërsjellët dhe njëkohësisht shfaqen gadishmërinë e tyre për vazhdimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.