4287 - Lajm | Template Website

Lajme

Prishtinë 05.02.2024

Sot, me datë 05.02.2024, Kryetari i Këshillit  të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, z. Arben Mehmeti së bashku me anëtaren, znj. Malsore Gashi–Bajraktari, z. Bujar Sadiku-Sekretari i Përgjithshëm dhe z. Avdyl Bekteshi-Zyrtar i Lartë për Bashkëpunim Profesional, u priten në takim nga kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, znj. Albina Shabani-Rama, së bashku me znj. Luljeta Maxhuni-udhëheqëse e Departamentit për Çështje Administrative dhe z. Shaban Gërxhaliu- Administrator i gjykatës.

Në këtë takim u diskutua për çështjen e interesit të përbashkët në kuadër të dy institucioneve të pavarura, po ashtu temë diskutimi ishe edhe nevoja për rritjen e efikasitetit dhe përformancës në zbatimin e legjislacionit përkatës që rregullojnë të drejtat dhe detyrimet për zyrtarët publikë/nëpunësit civil.

Në fund të këtij takimi të dy palët vlerësuan si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin e ndërsjellët dhe njëkohësisht shfaqen gatishmërinë e tyre për vazhdimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi me qëllim të zbatimit të drejtë të legjislacionit për shërbimin civil.

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

 

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook