Kryetari i Këshillit, z. Jeton Koca, së bashku më anëtaren e Këshillit znj. Ardita Haxhnikaj-Demi dhe Sekretarin e Përgjithshëm Bujar Sadiku, në vazhdën e takimeve të zhvilluar më krerë institucionesh, kanë realizuar vizitë pune në Komunën e Ferizajt, ku u priten nga i pari i komunës, z. Agim Aliu.
Në këtë takim u diskutuan një varg temash nga fusha e administratës publike, ndryshimet legjislative në fushën e shërbimit civil, organizimin i brendshëm administrativ dhe klasifikimin e vendeve të punës, tema këto për të cilat u dakorduan të intensifikojnë bashkëpunimin në dobi e zbatim të legjislacionit të shërbimit civil.