Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK), në gjashtë mujorin e parë të vitit 2023, gjegjësisht në periudhën 1 Janar – 30 Qershor 2023 ka pranuar/regjistruar gjithsejtë 900 ankesa nga nëpunës civil/kandidat për pranim në Shërbimin Civil të Kosovës.
KPMShCK, përveç ankesave të pranuara gjatë kësaj periudhe, ka pasur për shqyrtim edhe 311 ankesa të bartura nga viti 2022, dhe 30 ankesa të viteve paraprake për të cilat u detyrua për vendosje nga Gjykata Themelore në Prishtinë/Departamenti për Çështje Administrative.
Bazuar si me sipër, rrjedh se në gjashtë mujorin e pare të vitit 2023, kanë qenë për shqyrtim gjithsejtë 1241 ankesa, ku si rrjedhojë prej tyre 911 ankesa apo 73.41% e numrit të përgjithshëm të ankesave janë shqyrtuar dhe palët janë njoftuar lidhur me vendimmarrje, ndërsa 330 ankesa apo 26.59% të ankesave të pranuara janë në proces të shqyrtimit dhe vendosjes.