1706 - Lajm | Template Website

Lajme

Prishtinë 24.02.2022

Me ftesë të Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, z.Jeton Koca, me datë 24.02.2022 mori pjesë në Konferencën Vjetore “PAR PROGRESI KOSOVË 2022” ku temë diskutimi ishte “Reforma në Administratë Publikë në Kosovës: Sfidat, progresi dhe rruga përpara”.

Kryetari i Këshillit, në panelin e diskutimit për Shërbimin publikë, profesionalizmin, meritokracinë dhe integritetin e nëpunësve civil në Kosovë, theksoj se Ligji për Zyrtarët Publikë paraqet një hap të madh përpara në Reformën e Administratës Publike sepse ka avancuar kornizën ligjore për rekrutim, avancim, vlerësim dhe disiplinë të nëpunësve civilë dhe për herë të parë janë përcaktuar qartë kategoritë e ndryshme të zyrtarëve publikë. Mirëpo ai vlerësoj se është shume i nevojshëm ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Zyrtaret Publik pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, për shkak se është sfidë shumë e madhe për Këshillin të monitorohet një ligj që aplikohet vetëm pjesërisht, duke theksuar se këtij ligji duhet t’i shtohet neutraliteti politik.

Z.Koca, ndër të tjera theksoj se çështja e kapacitetit të vogël të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, mbetet sfidë, kur dihet se ky Këshill monitoron të gjitha institucionet publike lidhur me zbatimin e rregullave dhe parimeve të shërbimit civil, dhe kërkoj mbështetje për rritjen e kapaciteteve nga Kuvendi dhe Qeveria e Republikës se Kosovës.

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

 

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook