Këshill i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, duke marr parasysh situatën e krijuar për shkak të pandemisë, më qëllim të mbrojtjes së shëndetit të palëve dhe stafit të KPMSHC-së, e në zbatim të masave të përcaktuara me Manualin për Mbrojtje nga Përhapja e COVID-19 të datës 20.06.2020, njofton palët se nga data 11.11.2020, të gjitha ankesat dhe parashtresat që i drejtohen Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, duhet të parashtrohen vetëm përmes postës apo në formë elektronike në adresën zyrtare të KPMSHC-së: ankesa.kpmshck@rks-gov.net.
Për informata dhe sqarime tjera mund të kontaktoni edhe në numrin e telefonit 038 212 296, ext:10 959
Ky njoftim do të jetë i zbatueshëm, nderi në njoftimin tjetër të KPMSHCK-së.
Ju lutemi për mirëkuptim!
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Prishtinë,
10.11.2020,