718 - Lajm | Template Website

Lajme

Njoftim mbi Takimin e Kryetarit të Këshillit të Pavarur z.Shkëmb Manaj me Ministrin e Administratës Publike z. Mahir Yagcilar

Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, z. Shkëmb Manaj, sot është pritur nga Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, z. Mahir Yagcilar.

Në këtë takim z. Manaj i dorëzoj raportin Vjetor të Punës së Këshillit për vitin 2015 i cili është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe kërkoj nga Ministri që Ministria e Administratës Publike t’i adresojë rekomandimet e dhëna në këtë raport, sidomos me plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Shërbimin Civilë si dhe akteve nënligjore që rregullojnë fusha të caktuara të shërbimit civilë.

Kryetari Manaj e vlerësoj punën e Ministrisë së Administratës Publike lidhur me zbatimin e legjislacionit sa i për ketë procesit të klasifikimit të vendeve të punës dhe gradimit në nëpunësve civilë si dhe proceseve tjera në kuadër të procesit të reformës së administratës publike.
Minsitri Yagcilar, theksoj domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike dhe Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, duke nënvizuar mandatin dhe rolin e dy institucioneve në zbatimin e legjislacionit të shërbimit civilë dhe reformimit të administratës publike në Republikën e Kosovës. Po ashtu, Ministri deklaroj se Ministria e Administratës Publike do t’i adresojë rekomandimet e Këshillit dhe e falënderoj kryetarin  e ri për bashkëpunimin ndërinstitucional, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit reciprok në të gjitha proceset reformuese në shërbimin civil të Kosovës.

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Flakron Gashi, E-maili:flakron.gashi@rks-gov.net, tel.10.959

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook