Në Mbështetje të nenit 8 paragrafi 1 të Lgjit Nr.03/L-192 Për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, dhe nenit 4 paragafit 1 nënparagrafit 1.1 dhe 1.14, nenit 5 paragrafit 2 dhe nenit 10 të Rregullores Nr.02/2016 për Punën e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të kosovës, Këshilli në mbledhjen e njëmbëdhjetë (XI) të mbajtur më datë 19.06.2018, mori këtë:
VENDIM
1. Z. Eshref Shabani, anëtarë i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës zgjedhet Kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
2. Kryetari i Këshillit ka mandat dy (2) vjeçar.
3. Z.Eshref Shabani, detyrën e Kryetarit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës e fillon nga data 01.07.2018,pas përfundimit të mandatit të rregullt dy vjeçar të Kryetarit të deritashëm.
4. Obligohet Kryetari i Këshillit për kryerjen e detyrës në pajtim me Kushtetutën, Ligjin Nr.03/L-192 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës si dhe ligjet dhe aktet nënligjore që ndërlidhen me punën e Këshillit.
5. Vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit nga Kryetari i Këshillit.