4647 - Lajm | Template Website

Lajme

Kryetari Mehmeti raportoi para anëtarëve të Komisionit...të Kuvendit të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 29 tetor 2024 – Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), Arben Mehmeti prezantoi në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal , Media dhe Zhvillim Rajonal, raportin vjetor të punës për vitin 2022 dhe 2023.

Gjatë kësaj mbledhje ku të pranishëm ishin anëtarët dhe sekretari i  KPMSHCK-së, kryetari Mehmeti vlerësoi se Këshilli ka arritur t’i realizojë të gjitha objektivat e tij me sukses.

Se Këshilli ka ushtruar në mënyrë efikase mandatin kushtetues dhe ligjor kjo është konfirmuar edhe në Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian për vitin 2023, në të cilin thuhet se ’Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës është duke ushtruar në mënyrë efektive mandatin kushtetues si në ushtrimin e funksionit të shqyrtimit te ankesave ashtu edhe në ushtrimin e funksionit të monitorimit të institucioneve të administratës publike”.

Duke folur rreth numrit të ankesave, kryetari Mehmeti i njoftoi anëtarët e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal se edhe për kundër numrit të madh të ankesave dhe numrit të vogël të stafit, Këshilli me sukses ka arrit të ushtrojë mandatin e tij kushtetues dhe ligjor.

Kryetari Mehmeti foli edhe për vizitat monitoruese që janë bërë nëpër institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë këtu edhe ambasadat e Republikës së Kosovës nëpër shtete të ndryshme, me që rast janë dhënë rekomandime konkrete institucioneve përkatëse me qëllimin që veprimet administrative të jenë në harmoni me legjislacionin përkatës.

“Këshilli, gjithmonë në kuadër të mandatit të tij kushtetues dhe ligjor, me kapacitetet aktuale të zyrtarëve është angazhuar gjatë gjithë kohës të mbikëqyr zbatimin e ligjit për zyrtarët publik/nëpunësit e shërbimit civil në administratën publike. Ky përkushtim ka ndikuar që të kemi një përmirësim të madh në ushtrimin e detyrave që ju përkasin zyrtarëve përgjegjës të administratës publike”, tha Mehmeti.

Tutje kryetari Mehmeti tha se Këshilli do të vazhdojë me përkushtim të plotë, që t’i realizojë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore.

Në fund pasi dhanë komentet e tyre anëtarët e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, raportin për vitin 2022 e dërguan për seancë plenare pa aprovim nga komisioni, ndërsa  miratuan raportin vjetor të punës  për vitin 2023 të  KPMSHCK, dhe të njëjtin po ashtu e dërguan  për seancë plenare të Kuvendit të Kosovës.

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Flakron Gashi, E-maili:flakron.gashi@rks-gov.net, tel.10.959

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook