4644 - Lajm | Template Website

Lajme

Hartohet rregullorja për ruajtjen dhe shfrytëzimin e materialit arkivor

 

Prishtinë, 17 shtator 2024 – Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), sot mbajti punëtorinë gjatë të cilës është bërë  hartimi dhe finalizimi i draft/ Rregullores  për mënyrën e ruajtjes dhe shfrytëzimit të materialit arkivor në këshill.  

Në këtë punëtori e cila është përkrahur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), morën pjesë kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës Arben Mehmeti, anëtarët Ardita Haxhinikaj, Jeton Koca, sekretari i këshillit Bujar Sadiku si dhe përfaqësuesit dhe bashkëpunëtorët profesional të KPMSHCK-së.

Në hapjen e kësaj punëtorie  pjesëmarrësit i përshëndetën kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës Arben Mehmeti.

Më ketë rast kryetari Mehmeti duke falënderuar OSBE-në e cila edhe më tutje po vazhdon ta përkrah këshillin, vlerësoi se çdo përkrahje nga OSBE-ja është shumë e rëndësishme dhe e mirëseardhur.  

Mehmeti theksoj se këshilli është duke punuar shumë për të fuqizuar çdo rregullore apo akt normativ që ngrit cilësinë dhe imazhin e institucionit.

Ndryshe në Rregulloren për mënyrën e ruajtjes dhe shfrytëzimit të materialit arkivor, përcaktohet metodologjia e punës, procedurat dhe kushtet për pranimin, dorëzimin, ruajtja, klasifikimi dhe përpunimi i mëtejmë i dokumenteve të cilat  pranohen  në arkivin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. 

 

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Flakron Gashi, E-maili:flakron.gashi@rks-gov.net, tel.10.959

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook