Sot, me datë 13.03.2024, kryetari i Këshillit, z. Arben Mehmeti, se bashku me anëtarin e Këshillit, z. Jeton Koca, u priten në takim nga z. Yll Buleshkaj - Drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
Temë e diskutimit në ketë takim ishte çështja e parandalimit të konfliktit të interesit në vendimmarrje të zyrtareve publik, dhe mekanizimi i sinjalizimit. Si rrjedhojë, palët u pajtuan për intensifikimin e takimeve me qellim të ngritjes se standardëve të integritetit dhe lehtësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.