4474 - Lajm | Template Website

Lajme

Prishtinë, 01 Mars 2024

Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, priti në takim Kryetarin e Komunës së Kamenicës.

Kryetari i Këshillit, z. Arben Mehmeti, së bashku me anëtarin e Këshillit z. Jeton Koca dhe Bashkëpunëtorin Profesional z. Flakron Gashi, pritën në takim Kryetarin e Komunës së Kamenicës, z. Kadri Rahimaj me bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë takim u diskutua lidhur me sfidat e klasifikimit të vendeve të punës dhe organizimin e brendshëm të administratës lokale/komunale në fushën e Shërbimit Civil, ndërsa u rikonfirmua gatishmëria ndërinstitucionale për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në interes të zbatimit dhe forcimit të parimeve ligjore në Shërbimin Civil Kosovës.

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

 

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook