Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, z. Arben Mehmeti së bashku me anëtarin, z. Jeton Koca dhe z. Bujar Sadiku-Sekretari i Përgjithshëm, gjatë ditës së sotme u priten në takim nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Zejnullah Gashi, së bashku me znj. Feride Isufi-Administratore e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Në këtë takim u diskutua për çështjen e interesit të përbashkët në kuadër të dy institucioneve të pavarura, e që kanë ndërlidhmëni me fushëveprimin e institucioneve respektive.
Në fund të këtij takimi të dy palët vlerësuan si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin e ndërsjellët dhe njëkohësisht shfaqen gatishmërinë e tyre për vazhdimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.