Kryetari i KPMShCK-së, Jeton Koca së bashku me anëtarin Arben Mehmeti, u priten në takim nga kryetari i Komunës së Klinës, z. Zenun Elezaj.
Në ketë takim u diskutua lidhur me sfidat në zbatimin e legjislacionit për shërbimin civil në Komunën e Klinës, me theks të veçantë procesin e përmbylljes se organizimit të brendshëm dhe klasifikimit të vendeve të punës.
Në fund të dy palët e vlerësuan takimin mjaft të frytshëm dhe përmbajtjesor dhe u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit me qellim të zbatimit të drejtë të legjislacionit për shërbimin civil.