Kryetari i Këshillit, Jeton Koca, se bashku me anëtaret Ardita Haxhnikaj-Demi dhe Arben Mehmeti, vizituan Komunën e Drenasit, me c’rast u priten në takim nga kryetari i Komunës z. Ramiz Lladrovci.
Në ketë takim u diskutua lidhur me zbatimin e legjislacionit për shërbimin civil në administratën komunale, me theks të veçantë procesin e organizimit të brendshëm dhe klasifikimit të vendeve të punës.
Në fund të dy palët e vlerësuan takimin mjaft të frytshëm dhe përmbajtjesor dhe u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit me qellim të zbatimit të drejtë të legjislacionit për shërbimin civil.