2921 - Lajm | Template Website

Lajme

Prishtinë 09.02.2023

Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil ka pritur në takim Udhëheqësin e Ekipit të Projektit për Rekrutimin e Pozitave të Larta Drejtuese në Kosovë.

Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, z. Jeton Koca, ka pritur në takim z. Eerik Akse, Udhëheqës i Ekipit – Projekti i Rekrutimit të Pozitave të Larta Drejtuese në Kosovë, së bashku me ekspertet vlerësues, z. Steve Williams dhe z. Gordon Ryan. 

Në ketë takim u diskutuan çështjet lidhur me procedurat e rekrutimit të pozitave të larta drejtuese në Shërbimin Civil të Kosovës, me theks të veçantë përgatitja e shpalljeve të rekrutimit dhe proceset e filtrimit të aplikacioneve. 

Në fund të këtij takimi të dy palët vlerësuan si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin e ndërsjellët dhe njëkohësisht shfaqen gatishmërinë e tyre për vazhdimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi për të siguruar emërimin e udhëheqësve të përgatitur, të pavarur dhe profesionalë në Shërbimin Civil të Kosovës, përmes proceseve rekrutuese transparente dhe të bazuara në meritë.

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Flakron Gashi, E-maili:flakron.gashi@rks-gov.net, tel.10.959

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook