KPMSHCK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me KMSHC të Shqipërisë
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil i Republikës së Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil të Republikës së Shqipërisë.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është shkëmbimi i ekspertizave, eksperiencave dhe praktikave të mira me synimin për të ofruar një mbikëqyrje më profesionale e cila do të garantojë respektimin e ligjit në administrimin e shërbimit civil.
Marrëveshja u nënshkrua nga z. Jeton Koca, Kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, dhe znj. Pranvera Strakosha, Komisionere për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil të Republikës së Shqipërisë.
Me ketë rast, palët nënshkruese konfirmuan angazhimin e tyre institucional për të siguruar një administratë të qëndrueshme dhe profesionale.