2079 - Lajm | Template Website

Lajme

Prishtinë 07.06.2022

Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, z.Jeton Koca, se bashku me anëtaren e Këshillit znj. Ardita Haxhnikaj-Demi, morën pjese në takimin e Kolegjiumit të  Menaxherëve të Personelit të Komunave, të organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Temë diskutimi në ketë takim ishte çështja e zbatimit të Ligjit për Zyrtaret Publikë, dhe akteve nënligjore që derivojne nga ky ligj, ku me theks të veçantë u diskutuan çështjet që ndërlidhen me procedurën e pranimit të nëpunësve civil, si: përbërja e komisionit të pranimit, angazhimi i ekspertit nga organizatat e specializuara, anëtarët zëvendësues të komisionit të pranimit, kriteret kualifikuese të kandidatëve për pranim në shërbimin civil, përvoja e punës dhe dëshmitë lidhur me përvojën e punës, etj.

Kryetari i Këshillit, z. Koca theksoj se me hyrjen në fuqi të Ligjit për Zyrtarët Publikë, institucionet e administratës publike në vazhdimësi janë ballafaquar me sfida rreth zbatimit të legjislacioni për shërbimin civil, për arsye të koluzionit të akteve nënligjore me Ligjin për Zyrtarët Publikë, dhe rrjedhimisht mungesës se rregullimit të disa çështjeve të caktuara apo zbraztësirave juridike.    

Z.Koca, përveç ofrimit të përgjigjeve në pyetjet e pjesëmarrësve lidhur me zbatimin e drejtë të legjislacionit për shërbimin civil, njëkohësisht kërkoj nga përfaqësuesit e Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë që t’i evidentojnë çështjet e ngritura nga pjesëmarrësit, duke përfshi edhe të gjeturat dhe qëndrimet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, në mënyrë që të njëjtat të përfshihen në plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Në fund, z.Koca falënderoj përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës, për organizimin e këtij takimi, dhe njeherit shprehu gatishmërinë për përkrahje dhe bashkëpunim të pakursyer me institucionet qendrore dhe lokale në zbatimin e legjislacionit të shërbimit civil.

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Flakron Gashi, E-maili:flakron.gashi@rks-gov.net, tel.10.959

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook