1498 - Lajm | Template Website

Lajme

REAGIM PUBLIK

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), si organ i pavarur dhe përgjegjës për sigurimin e zbatimit të legjislacionit për Shërbimin Civil, reagon ndaj lajmit me titull “Rikthehet në punë L. K, i përfshirë në skandalin e madh korruptiv”, të publikuar sot me datë 13.12.2021 nga portali Paparaci.

Në lajmin e publikuar sot me datë 13.12.2021 në portalin “Paparaci” mes tjerash thuhet se KPMSHCK-ja ka obliguar KPK-në që të zbatojë vendimin për kthimin në punë të të shkarkuarit L. K.

KPMSHCK, pas lajmit të publikuar në mediumin e lartcekur, njofton opinionin publik se përmes vendimit A.nr.854/2021 të datës 01.12.2021, me qellim të kthimit të ligjshmërisë ka vendosur që lënda të kthehet në rishqyrtim dhe rivendosje në Këshillin Prokurorial të Kosovës, duke udhëzuar të njëjtin që t’i eliminoje të metat e konstatuar si në vendim.

Andaj, nuk qëndron lajmi i publikuar në mediumin Paparaci, se ky organ ka detyruar KPK-në për kthimin në punë të L. K, dhe kjo mund të konstatohet nga fakti se nuk është shfuqizuar Vendimi i KPK-së për pezullimin e ankuesit nga marrëdhënia e punës, dhe veprimet tjera pasuese duke përfshirë edhe raportin e Komisionit Hetimor.

Kërkojmë nga mediumi në fjalë që të jenë të kujdesshëm dhe të mos publikojnë lajme për të cilat burimi i informacionit nuk konfirmohet paraprakisht nga institucioni, në ketë rast KPMSHCK.

KPMSHCK, siguron opinionin publik se edhe në rastin për të cilin aludohet, Këshilli ka vendosur mbi bazën e provave të dorëzuara nga palët në procedurë dhe në harmoni të plotë me legjislacionin e aplikueshëm për Shërbimin Civil.

 

Me respekt,

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

 

Datë 13.12.2021

Prishtinë

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

 

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook