Ështe emëruar Anëtar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës më 15.12.2013 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe ka përfundura mandatin më 15.12.2019.
Ka mbaruar studimet themelore dhe studimet postdiplomike të nivelit master në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.Aktualisht është duke ndjekur studimet e doktoraturës në Fakultetin Juridik të Universitetit Evropian të Tiranës, Drejtimi i të Drejtës Publike, me temë të disertacionit “Shërbimi Civil në shtetin e Kosovës 1999-2012” me udhëheqës mentorial prof. Dr. Ferit Duka.
Ka filluar karrierën në shërbimin civil në tetor të vitit 2007 në Ministrinë e Administratës Publike, respektivisht në Departamentin e Administrimit të Shërbimit Civil në pozitën e Zyrtarit të Lartë për Menaxhimin dhe Koordinimin e Reformës se Administratës publike në Kosovë.
Në shkurt të vitit 2009 është zgjedhur Drejtor i Departamentit të Administratës Qendrore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Nga tetori i vitit 2010 e deri në janar 2011 e ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të MKRS-së.
Duke pas për bazë, kualitetet profesionale, në nëntor të vitit 2012, Sekretari i Përgjithshëm i MKRS-së, e transferoj nga pozita e Drejtorit të Departamentit të Administratës Qendrore në pozitën e Drejtorit të Departamentit Ligjor në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pozitë të cilën e ushtron deri me datën 13.12.2013, kur Kuvendi i Republikës së Kosovës, me votim të fshehtë e zgjedhë Anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Është i martuar dhe është baba i dy vajzave. Jeton në Prishtinë.