Ështe emëruar Anëtar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës më 15.12.2013 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe ka përfundura mandatin më 15.12.2019.
Është i lindur me datën 26.11.1976, ne fsh. Baks, Komuna Skenderaj. Shkollën fillore dhe te mesme i kreu ne vendlindje, studimet në Fakultetin Juridik - Universitetin e Prishtinës, studimet Master për Diplomaci ne Universitetin e Evropës Juglindore.Është i martuar dhe baba i 3 fëmijëve.
PËRVOJA E PUNËS
2002 - 2003: Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) – avokat/praktikant;
Shtator 2003 - Dhjetor 2003: Zyrtar Ndërlidhës për Institucionet e Trashëgimisë Kulturore në Kosovë, Divizioni i Trashëgimisë Kulturore ne MKRS;
Dhjetor 2003 - Maj 2007: Zyrtar i Lartë Ligjor, Zyra për Shërbime dhe Ndihmë Juridike ne ZKM;
Maj 2007 - Prill 2010: Drejtor i Sekretarisë së Komisionit për Emërime të Larta Publike - KELP ne ZKM;
Prill 2010 - Gusht 2011: Ud. Sekretar i Përgjithshëm ne MPB;
Gusht 2011 - Dhjetor 2013: Drejtor i Departamentit për Hartimin, Zbatimin dhe Monitorimin e Politikave ne MPB.
TRAJNIME TË AVANCUARA
Universitetin Amerikan në Bullgari: Trajnim bazë mbi parimet e mediave;
GTZ-AER - Moduli 1,2,3 dhe 4: Trajnim për hartim te legjislacionit; te kuptuarit bazëmbi parimet e taksave; kuptimi bazik i politikave te BE-së; përafrimi dhe krahasimi ligjor;
CDRC: Trajnim për Konventat Evropiane për te Drejtat e Njeriut;
SOFRECO: Trajnim për fuqizimin e kapaciteteve Institucionale për participim ne procesin e stabilizim-asoocimit;
B & S Europe: Trajnim për ligjin e BE-së dhe përshtatja e tij me legjislacionin kombëtar; trajnim ligjor mbi parimet e Acquis Communautaire;
Qendra Informative Financiare (QIF): Trajnim për parandalimin e shpëlarjes se parave dhe krimeve te ngjashme;
Instituti për Ndërmarrësi dhe Biznese te Vogla – IESB: trajnim për metodologjinë e hulumtimit dhe projektimit;
Leadership International Ltd.: trajnim për menaxhim te situatave;
United States Department of Justice – ICITAP: trajnim për menaxhimin ekzekutiv;
United States Department of Justice – MDA: trajnim për planifikim strategjik.
z. Salihu nga data 13 Dhjetor 2013 është emëruar nga Kuvendi i Republikës se Kosovës, ne pozitën Anëtarë i Këshillit te Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil te Kosovës.