Hani i Elezit, 24 mars 2026 – Kryesuesi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), Arben Mehmeti, me ftesë të kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka realizuar sot një vizitë zyrtare në këtë komunë.
Gjatë takimit u diskutua për çështje që lidhen me zbatimin e legjislacionit për shërbimin civil, trajtimin e çështjeve administrative, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të respektimit të kornizës ligjore në shërbimin civil.
Në këtë takim u theksua roli i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil si institucion i pavarur që siguron respektimin e rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil në Republikën e Kosovës, duke kontribuar në zbatimin e drejtë dhe të barabartë të legjislacionit në këtë fushë.
Vizita u vlerësua si një mundësi për shkëmbim të përvojave dhe për forcimin e bashkëpunimit institucional në kuadër të përgjegjësive ligjore të secilës palë.
