Këshilli dhe Njësitë për Burime Njerëzore diskutojnë sfidat dhe reformat në shërbimin civil lokal

Prishtinë,  18 nëntor 2025 – Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK),  ka zhvilluar një takim pune me Njësitë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore të nivelit lokal, ku u diskutuan procedurat e pranimit në shërbimin civil, masat disiplinore dhe procesi i ristrukturimit. Në ketë  takimi u trajtuan sfidat me të cilat përballen njësitë e burimeve njerëzore gjatë zbatimit të dispozitave të legjislacionit për zyrtarët publikë.

Në bazë të praktikave dhe vendimmarrjeve të deritanishme, u identifikuan gjetje në fushat përkatëse dhe u dhanë rekomandime të nevojshme për të siguruar që proceset të jenë të harmonizuara me legjislacionin në fuqi.

Pjesëmarrësit vlerësuan lartë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe u dakorduan për vazhdimin e tij me qëllim garantimin e respektimit të rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës do të vazhdojë përkushtimin e tij në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjin përkatës për Këshillin.

Takimi është përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm i KPMSHCK-së, Bujar Sadiku, Drejtori i Departamentit për Mbështetje Profesionale Flakron Gashi, Udhëheqës i Divizionit për Shqyrtimin e Ankesave Avdyl Bekteshi dhe Udhëheqësja e Divizionit të Shërbimeve të Përgjithshëm Bukurije Burjani.

Realizimi i këtij takimi është mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë (OSBE).  

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors