Tiranë, 03 nëntor 2025 – Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, Arben Mehmeti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, mori pjesë në një takim zyrtar në Tiranë me përfaqësues të Komisionerit të Shërbimit Civil të Republikës së Shqipërisë.
Takimi, i zhvilluar me ftesë të Komisionerit të Shërbimit Civil, kishte për qëllim vijimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe zbatimin e angazhimeve që rrjedhin nga Marrëveshja dypalëshe e nënshkruar më 3 nëntor 2022.
Gjatë takimit, palët u dakorduan për intensifikimin e bashkëpunimit të mëtejshëm, duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të cilësisë dhe mbikëqyrjes së shërbimit civil në vend.
